Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë edhe një fotoalbum nga vizita e tij e një dite më parë në Prishtinë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë”, ka shkruar Rama, duke shprehur njëkohësisht keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në manifestimin popullor të solidaritetit për ish-drejtuesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Ai e ka cilësuar situatën e tyre si “ferri i (pa)drejtësisë ndërkombëtare”, duke iu referuar akuzave dhe procesit që po zhvillohet ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.






