Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dorëheqja as s’ka qenë, as s’është dhe as nuk do të jetë opsion, meqë ka marrë mandatin nga mbi 800 mijë shqiptarë për ta çuar Shqipërinë në BE.

Rama ka thënë se një mision i tillë historik nuk mund të lihet në gjysmë.

“Unë kam ndarë me GP opinionet e mia dhe kam shprehur një ndjesi lidhur me faktin që unë jam zgjedhur dhe qëndroj në detyrë për të bërë gjërat jo për t’u tërhequr zvarrë dhe ndërkohë dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion për një arsye të thjeshtë sepse jam mandatuar bashkë me PS-në nga 860 mijë shqiptarë për të realizuar misionin e mbylljes së negociatave me BE-në. Ky mision historik s’mund të lihet në mes për asnjë arsye”, ka deklaruar Rama për DW.

Të ngjashme

Të fundit