Më 28 dhe 29 gusht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë në një takim informal, ministrat dhe kryetarët e bashkive. Mbledhja mund të mbahet në Himarë.
Ftesa ju ka shkuar si zakonisht edhe kryebashkiakëve të opozitës.
Është kjo një mbledhje tradicionale të cilën shefi i qeverisë e bën para çdo sezoni politik për të bashkërenduar punët mes dy pushteteve.
Mbledhja do të jetë për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sesionit parlamentar.