14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Edi Rama, ky burrështetas i madh

- Advertisement -

Shkruan: Ismail Syla

1.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është politikani shqiptar numër një që më së miri, më së thelli dhe më seriozisht se kushdo tjetër ka vënë në pah qëllimin e burgosjes së liderëve të UÇK-së.
Cilësimet e rrezikshme: Krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe ndërmarrje e përbashkët kriminale, synojnë zhvlerësimin e thelbit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Hagë po tentohet të përmbyset, të kthehet kokëposhtë, të praptohet projekti më i rëndësishëm politiko-ushtarak i shqiptarëve të Kosovës, liria, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.

2.
Edi Rama me vizitën e djeshme tregoi përmasat e një burrështetasi të formatit të lartë.
Edi Rama dëshmoi se vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka të përbrendësuara.
Edi Rama tregoi edhe njëherë më shumë se beson në vlerat kombëtare dhe humanitare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edi Rama dëshmoi se beson thellësisht në vlerat kombëtare, humanitare dhe në vizionin politik të presidentit Hashim Thaçi dhe të paraburgosurve tjerë në Hagë.

3.
Me vizitën brenda në burg, Edi Rama vërtetoi besimin e tij në pastërtinë e figurës së Presidentit Hashim Thaçi.
Edi Rama dëshmoi fuqinë e relacionit ndërnjerëzor për vëllain, mikun, bashkëkombasin dhe simbolin e njeriut të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
Edi Rama tregoi se me tërë trupgjstësinë e tij hyn krenar në atë derë burgu me kontrollime të shumëfishta për ta parë bashkëpatriotin e tij.
Edi Rama me gjuhën e trupit, duke vënë duart prapa, sikur u solidarizua me duart e lidhura të çlirimtarëve të Kosovës.

4.
Edi Rama me vizitën e tij te Presidenti në Burgun e Hagës shkoi të çmallet paksa me Presidentin Thaçi, sikur shkoi ta merr një barrë dhe t’ia lehtësojë për disa orë mikut të tij monotoninë e mureve, prapa të cilave mbahet si rezultat i intrigave, shpifjeve dhe fabrikimeve të kuzhinës antishqiptare serbe.
Edi Rama sikur doli i përmbushur nga forca morale e Presidentit Thaçi.
Edi Rama, në prononcimin e tij me saktësi milimetrike tregoi se për të gjaku i derdhur i Kosovës për liri, sakrifica dhe synimi madhor i Ushtrisë Çlirimtare nuk është lustër formale, por botëkuptim me peshë uraniumi.

5.
Edi Rama tregoi se bota shqiptare ka një burrështetas të vërtetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit