Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme zhvilloi një takime ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.
Ndërsa përmes një postimi në X, sot e para e shtetit tregoi se pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si Ukraina e Armenia.
Për takimin, Osmani tha se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit strategjik me NATO-n.
“Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, ritheksova përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit tonë strategjik me NATO-n”, ka shkruar Presidentja.
Me këtë postim, Osmani ka falënderuar vendet partnere të NATO-s—Ukrainën, Armeninë, Austrinë dhe Zvicrën—për praninë e tyre në takim, duke forcuar përkushtimin e përbashkët për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë