-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

“Edhe traktori fluturon kur iu thotë Albini”? – Ja për kë e ka fjalën Zafir Berisha i NISMA-s

Anëtari i NISMA-s, Zafir Berisha, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas dështimeve në testin e PISA-s.

Berisha ka kritikuar direkt kryeministrin Kurti, i cili nuk tha asnjë fjalë për këto rezultate tejet të dobëta.

“Arsyja pse Albini nuk e folën asnjë fjalë për testin e PISA-s për vitin 2022, ka bëj me atë se ai ka ardhur në pushtet nga 90% e atyre që se kanë iden çka është testi PISA!

Pse duhet me ja u lodhën trurin e zbrazët analfabetëve funksional, për të cilët edhe traktori fluturon kur ju thotë Albini?

Nuk qeveriset vendi me infantil politik dhe praktikant, JO”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndryshe, Kosova nga rezultatet e PISA-s doli të jetë akoma më keq se në vitin 2018 e për këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ishin “rezultate të pritshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit