Edhe Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit lidhur me seancën konstituive

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka njoftuar se i ka dërguar kërkesë kryesuesit të seancësn kosntituive, Avdni Dehari për takim lidhur me ëprgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës e cila në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se ka propozuar që takimi të zhvillohet sot deri në orën 13:30 në ambientet e Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit. Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit.

Pas takimit do t’ju drejtohemi mediave në hollin e kuvendit.

 

Të ngjashme

Të fundit