Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër pas aksidenteve me fatalitet në rrugët e vendit, duke kritikuar institucionet për, siç thotë ai, mungesën e mirëmbajtjes së rrugëve.
Muharremi ka pyetur se sa njerëz të pafajshëm duhet të humbin jetën në rrugë të pamirëmbajtura, derisa Qeveria të ndërmarrë veprimet e nevojshme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
“Edhe sa njerëz të pafajshëm duhet me vdek nëpër rrugë të pamirëmbajtura derisa kjo qeveri e paaftë të i pastrojë e mirëmbajë rrugët si duhet?”, ka shkruar ai.
Muharremi ka kujtuar se aksidentet me fatalitet në Autostradën Ibrahim Rugova nuk janë raste të izoluara.
“Sot nuk është hera e parë që ndodhin aksidente me fatalitet në Autostradën Ibrahim Rugova”, ka shtuar ai.






