Gjithsej 200 mijë euro grante – 100 mijë për vëllain dhe 100 mijë për dajën – iu ndanë familjarëve të deputetes së pushtetit, Fitore Pacolli, nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci.
Vetëm pak ditë pas njoftimit rreth grantit stratosferik për vëllain e deputetes, sekretari i përgjithshëm i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike, Egzon Pacolli, ka bërë të ditur sot se dy muaj më vonë, Ministria e Bujqësisë i ka dhënë edhe 100 mijë euro grant për dajën e deputetes Pacolli.
Siç duket këtë lajmin e dytë se edhe dajës së Fitore Pacollit i janë ndarë 100 mijë euro, qytetarët nuk po mund ta kapërdijnë lehtë.
Profili i Fitore Pacollit në Facebook është mbushur me pyetje nga komentuesit; “Edhe dajës a?”, si dhe pyetje të tjera që kanë të bëjnë me ndarjen e granteve dhe afërsisë së përfituesëve me deputeten, e kryetaren e komisonit për Bujqësi, Fitore Pacolli. /Nacionale/