27 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

E vrara në Pejë punonte si asistente stomatologjike, reagon Drejtoria e Shëndetësisë

- Advertisement -

 

Gjyljeta Ukella është gruaja që sot mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë. E ndjera punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Për vdekjen e saj ka reaguar Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Pejë.

Reagimi i plotë:

Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella.

E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes.

U prehshë në parajsë !

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit