22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

E veshur me tesha kombëtare, Xhuli gatuan ushqime tradicionale për shqiptarët në Zvicër

- Advertisement -

Ajo shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga udhëtimet, jeta e përditshme apo aktivitetet profesionale në fushën e sportit dhe biznesit.

Gjatë qëndrimit në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli e kishte dëshmuar veten si një adhuruese e madhe e gatimeve tradicionale shqiptare.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihet duke gatuar ushqime tradicionale e veshur me rroba kombëtare në një restorant shqiptar në Zvicër.

Që nga mishrat e deri te gatimi i flisë, bukuroshja drenicase duket se e ka bërë gjithçka me pasion, teksa gjatë gjithë kohës ka qenë e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Foto: Juliana Nura/Instagram

“Familja ime me ka rritur me vlerat dhe traditat shqiptare dhe unë jam munduar që t’i përmbahem këtyre vlerave të trashëguara brez pas brezi”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja Nura në Instagram.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Xhuli përndryshe është lindur dhe rritur në Finlandë në një familje shqiptare, dhe vjen në vizita të shpeshta në Kosovë.

Foto: Juliana Nura/Instagram

 

Foto: Juliana Nura/Instagram
Foto: Juliana Nura/Instagram

 

Foto: Juliana Nura/Instagram

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit