-0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

E veshur me të zeza, kështu shkon Selena Gomez në dasmën e ish-it të saj!

Ylli i muzikës pop Selena Gomez ka qenë e ftuar së fundmi në dasmën e ish-të dashurit të saj, Samuel Krost, me të cilin mesa duket ruan marrëdhënie të mira. Këngëtarja ka pranuar ftesën për t’ju bashkuar dasmës së Samuelit, me të cilin ka qenë në një lidhje për disa muaj derisa u ndanë në janar 2016. Ajo që shkaktoi habi ishte fakti se Gomez mori pjesë në dasmë e veshur me të zezë nga koka deri te këmbët, një fustan mëndafshi me stileto Jimmy Choo dhe çantën Miracle të Aupen-it me kristale.

Së fundmi janë zbuluar disa detaje të reja rreth jetës personale së këngëtares së njohur. Një burim ka konfirmuar se Selena po bën takime, por nuk është në një marrëdhënie. Burimi shtoi se: “Selena po bën takime dhe po ndihet mirë. Ajo po bën gjënë e saj dhe nuk ndjen asnjë lloj presioni për të qenë në një lidhje. Ajo është vetëm duke u fokusuar në atë që është më e mira për të tani dhe ka qenë shumë në harmoni me ruajtjen e kufijve të saj”.

Rikujtojmë, se artistja u përfol për një romancë dashurie me Chainsmokers Drew Taggart në fillim të këtij viti, ndërkohë që në mars u pa duke u puthur me Zayn Malik gjatë një darke në NYC. Megjithatë, bukuroshja është ende beqare. Në shtator, themeluesja e “Rare Beauty” konfirmoi në TikTok se nuk është në një lidhje.

Që nga ndërprerja e marrëdhënies me Justin Bieber, Gomez është fokusuar vetëm dhe ekskluzivisht në karrierën e saj si në muzikë, kinematografi dhe gjithashtu sipërmarrje. Megjithatë, ajo dëshiron të gjejë dikë në të ardhmen me të cilin do të ndajë jetën e saj dhe në një intervistë të sinqertë, bukuroshja rrëfeu problemet që kanë burrat për të kuptuar kriteret e saj dhe konfuzionin e zakonshëm që vuajnë njerëzit e gjinisë tjetër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit