13.3 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

E therrin me thikë dy persona për një veturë me qera në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prizren pasi kanë therrur me thikë dy persona pas një mosmarrëveshje për një veturë me qera.

Viktimat janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe për shkak të lëndimeve të rënda, janë transferuar ne Q.K.U.K Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, kurse të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Me datën 12.02.2023 rreth orës 23:20 ka ndodhur një rast përleshje mes katër personave, deri te incidenti ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje verbale lidhur me qiradhënien e një veture të një kompani për dhënien me qera të automjeteve ( Renta-car). Për shkak të mosmarrëveshjes, nga të dyshuarit (klienti A.K. 24 vjeç dhe G.K. 23 vjeç ) është sulmuar punëtori i kompanisë dhe një person tjetër, shok i tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit janë lajmëruar vetë në polici ku më pas janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
“Pas intervistimit është njoftuar prokurori kujdestar i departamentit për krime të rënda i cili lëshon aktvendim për ndalim 48 orë për të dy të dyshuarit . Me urdhër të prokurorit rasti kualifikohet “Vrasje në tentativë”.” thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit