23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

E sjell edhe një ekspert gjerman Qeveria, për industri e biznes këtë herë

- Advertisement -

Ekonomisti gjerman Christian Timm, është angazhuar nga Qeveria e Kosovës për hartimin e një strategjie zhvillimore në fushën e industrisë dhe biznesit.


Ai është pjesë e organizatës Global Policy Incubator me seli në Berlin, është shpërblyer me kontratë të vlefshme 44 mijë e 910 euro për përpilimin e një strategjie për zhvillimin e industrisë në Kosovë ka raportuar sot portali Insajderi.

Sipas kontratës te publikuar në platformën e prokurimeve publike “e-prokurimi”, Christian Timm është përzgjedhur për përpilimin e raportit pas një procedure konkurruese të prokurimit të udhëhequr nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndryshe, një ekip i ekspertëve nga Gjermania ka qëndruar me parë në Kosovë për të bërë inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ultë në bllokun B-2. Për angazhimin e tyre janë ndarë rreth 250 mijë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit