19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

E shqetësuar me përjashtimin e vajzave me shami nga shkolla dhe kërkon që hipokrizia e ministres Nagavci te ndalojë!

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Tejet e shqetësuar me pengimin institucional dhe të kundërligjshëm për vijimin e mësimit të vajzave me shami, në dy raste të ndryshme, të cilat u raportuan edhe këtë shtator, 2023. Kjo është e papranueshme!

I ultë është jo vetëm mashtrimi elektoral i kryeministrit Kurti, por i ultë dhe i dënueshëm është edhe mashtrimi publik i ministres Nagavci para Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i datës 07.06.2021. (linku në qasje në procesverbalin e atij takimi https://www.kuvendikosoves.org/Uploads/Data/CommitteeMeetingDocumentFiles/Proc_nr_11_dt_07_06_2021_KDNj_YVYLfTrszs.pdf )

E kam thënë shumë herë, se ka një dallim substancial ndërmjet institucionalizmit fetar dhe lirisë individuale fetare.

Thirrja për të ruajtur parimin sekular të shtetit po shtrembërohet me qëllim për të mohuar lirinë individuale fetare. Diskriminimi ndaj lirise fetare të vajzave, është shkelje e shumëfishtë përfshirë edhe shkeljet e barazisë gjinore. Ministrja pati premtuar që askush nuk do të diskriminohet.
Ministrja e Arsimit, znj. Nagavci, është ministrja e dytë që është ftuar dhe ka raportuar mbi këtë çështje. Para saj, dhe krejt ndryshe nga ajo, ishte Ministri Ramë Likaj, të cilin gjatë mandatin tim si deputete dhe nënkryetare e Komisionit e pata vizituar direkt disa herë në ministri, para dhe pas takimit në komision, dhe me të cilin kemi punuar drejt ndryshimit të këtij udhëzimi administrativ kontraverz. Angazhii i ministrit Likaj aso kohe dhe ekipit të tij ishte korrekt dhe i dinjitetshëm.

Ministri Likaj dhe ekipi i tij prezent në Komision ka treguar gadishmëri përtej fjalëve për eliminimin e kësaj padrejtësie. Për çfarë e kam falenderuar shumë herë publikisht dhe ende mbaj admirimin tim për pozicionin e drejtë karshi kësaj çështje. Për fatin e keq të kësaj ministrie, vendi shkoi në zgjedhje shumë shpejt, dhe ky proces u ndërpre me ardhjen e ministres Arbërije Nagavci në krye të saj.

Hipokrizia e znj. Nagavci duhet të ndalojë këtu! Udhëzimi famëkeq administrativ të menjanohet menjëherë dhe vajzat të kthehen në mësim!

Nxënëset me shamia, të gjitha arsimdashëse dhe me sjellje shembullore dhe familjet e tyre të vuajtura meritojnë drejtësinë dhe vlerësim për durimin dhe gadishmërinë që kjo çështje të gëzojë zgjidhjen e merituar institucionale. Dhe ne presim që kjo të ndodhë sa më parë!

Ftoj kryetaren e Komisionit, znj. Duda Balje dhe deputetët e nderuar në komision që serisht të ftojnë në llogaridhënie ministren Nagavci dhe ekipin e saj dhe të reagojnë për rastet e fundit të përjashtimeve duke siguruar kthimin e vajzave në proces të rregulltë mësimor. Ky kapitull i padrejtësive duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

*Bashkëngjitur është nje pjesë e diskutimit tim me ministrin Likaj, si përfaqësues i parë i ekzekutivit i paraqitur për llogaridhënie parlamentare mbi këtë çështje, në mbledhjen e komisionit më datë 11.12.2020,

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit