Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka rrëmbyer një person.
I dyshuari për lirimin e viktimës kishte kërkuar nga familjarët një shumë prej 30 mijë eurosh.
“Sh. K.mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës ( në gjendje të mirë shëndetësore),është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajt viktima, aty janë gjetë dhe sekuestruar:
-1 armë
-1 thikë
-1 sopatë si dhe gjësende të tjera.
“Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.