Një person nga Komuna e Shtimes është arrestuar nga Policia e Kosovës më 1 janar, për shkak të dhunës në familje.
I njëjti, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj, transmeton lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga raporti 24-orësh i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare dhe të njëjtën e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.