15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

E rëndë: Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë – Policia ndan detaje tjera

- Advertisement -

Një 24-vjeçare ka vdekur mëngjesin e së premtes në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Prizrenit.

Ajo ishte dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit, ndërsa nuk ka arritur t’iu bëjë ballë dhimbjeve, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Policia e Kosovës kishte njoftuar për rastin tragjik në raportin 24-orësh.

“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhej në raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit