8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

E rëndë, gjendet i pajetë në kanal 51-vjeçari

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier! Një person është gjetur i pajetë në zonën e njohur si Drizë Myrteza.

Trupi i 56-vjeçarit, është gjendur në brendësi të një kanali të mbuluar me ferra.
Viktima është identifikuar si shtetasi Fiqiri Muhameti 56 vjeç, ndërkohë policia po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kanali.

Sipas uniformave blu viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës e për pasojë ka humbur jetën, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit