10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Ahmeti i reagon Rizvanollit: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike

- Advertisement -

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.

“Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të mining dhe blockchainit në përgjithësi. Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikëqyren, por vendimi i tillë veçse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit