Procesi i zgjedhjes së Presidentit ka pësuar një tjetër bllokadë gjatë ditës së sotme.
Kandidatja e propozuar nga mazhoranca, Feride Rushiti, është parë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit menjëherë pas dështimit të tentativës së dytë për të nisur votimin.
Ashtu si në raundin e parë, mungesa e deputetëve të opozitës ka bërë të pamundur arritjen e numrit prej 80 deputetëve të pranishëm në sallë, kusht ky i domosdoshëm për procedimin e votimit.
Bojkoti i koordinuar i partive opozitare ka lënë pushtetin pa numrat e nevojshëm.
Pavarësisht dy dështimeve radhazi brenda ditës, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk është dorëzuar. Ajo ka njoftuar mbylljen e punimeve për këtë pjesë të ditës, duke caktuar një afat të ri.
“Tentativa e radhës për zgjedhjen e Presidentit pritet të mbahet sot në ora 19:00”, ka bërë të ditur Haxhiu, duke u lënë kohë subjekteve politike për konsulta të fundit






