E premtja shpallet festë kombëtare në Ekuador pas fitores ndaj Gjermanisë

- Advertisement -

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka njoftuar se kjo e premte është ditë feste kombëtare, pas fitores së Ekuadorit kundër Gjermanisë në Botërorin 2026.

Me një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në X, kreu i shtetit ka falënderuar lojtarët dhe stafin teknik për suksesin, pavarësisht “kritikave, sulmeve dhe momenteve të vështira”. Në këtë mesazh është dhënë edhe njoftimi i festës kombëtare: “Nesër, ditë feste! Rroftë Ekuadori”.

Dekreti ekzekutiv për zyrarizimin e vendimit pritet orët e ardhshme dhe e gjithë kjo atmosferë në Ekuador është krijuar pasi kombëtarja e futbollit mundi Gjermaninë 2:1 në ndeshjen e fundit të grupit.

Me këtë fitore, Ekuadori ka siguruar avancimin në fazën nokaut të Botërorit që për herë të parë zhvillohet në tri vende: Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Të ngjashme

Të fundit