26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

E paprecedentë, zëdhënësi i Borrellit e fyen deputeten e VV-së

- Advertisement -

Peter Stano, zëdhënës për politikë të jashtme dhe sigurisë në BE, i ka kthyer një përgjigje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ditë më parë deklaroi se kryeministri Albin Kuti është në një anë dhe Josep Borrell e Miroslav Lajçak në anën tjetër.

Në fakt, Stano ka qenë absolutisht i ashpër në përgjigjen e tij. Madje, ai e ka ofenduar deputeten e VV-së, e cila e drejton edhe Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Në një përgjigje për Express, Stano ka refuzuar të komentojë gjërësisht, duke e quajtur deklaratën e deputetes së VV-së si koment që i mungon ndonjë bazë e racionalitetit.

“Faleminderit për e-mailin dhe pyetjet. Ne zakonisht nuk komentojmë në komente, veçanërisht në të tilla që iu mungon ndonjë bazë racionaliteti”, ka thënë Peter Stano për Gazetën Express.

Çfarë kishte thënë Kryeziu?

“Vendosja e padrejtë e masave është veprimi më i gabueshëm që ndërmjetësuesit e procesit e kanë bërë. Kjo duke konfirmuar se në vazhdimësi ka pasur qasje të pabarabartë ndaj Kosovës. Uroj që të hiqen masat dhe këtë e kemi diskutuar edhe me përfaqësues të ndryshëm të politikës evropiane. Nëse këtu kemi palë të interesuara qe të ecin përpara, Serbinë, Lajçakun e Borrellin, tri palë të orientuara në një anë, e Kosova e vetme, ndërsa këta do të duhej të ishin palë ndërmjetësuese.” – deklaroi ajo në KTV.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit