Rozë

E pagoi aktorin me rrogën e saj, DiCaprio tregon se si Stone e ndihmoi: I jam gjithmonë borxhli

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2023

Njëherë e një kohë në Hollywood, aktori i njohur Leonardo DiCaprio kishte nevojë për një favor të madh, pasi u refuzua të ishte pjesë e kastit të filmit “The Quick and the Dead”.

Për fatin e tij të mirë, Sharon Stone, siç zbuloi në kujtimet e saj të vitit 2021, e pagoi aktorin me rrogën e saj në filmin perëndimor të vitit 1995, “The Quick and the Dead”, sepse studioja nuk donte të punësonte DiCaprion asokohe. Eshtë e panevojshme të thuhet se instinkti i saj për DiCaprion ishte i menjëhershëm.

Tre dekada më vonë, DiCaprio shprehet se i mbetet përgjithmonë borxhli Stone, ku tregon edhe se si ai e falënderoi për bujarinë e saj ndër vite.

“Unë e kam falënderuar atë shumë herë,”  tha ekskluzivisht ylli i Wolf of Wall Street në një intervistë për E!

“Nuk e di nëse i kam dërguar asaj një dhuratë reale, fizike falënderimi, por nuk mund ta falënderoj sa duhet”., tha ai.

Duke e përshkruar Stone si të mahnitshme, DiCaprio vazhdoi duke vënë në dukje se ajo e bëri të njëjtë gje edhe me Russell Crowe në atë kohë.

Siç shpjegon ai, Stone pa punën e tij në filmin e vitit 1993 “What’s Eating Gilbert Grape”, si dhe paraqitjen e Crowe në filmin “Romper Stomper” të vitit 1992,  dhe donte që të dy të ishin në kast.

“Ajo tha: Këta janë dy aktorët me të cilët dua të punoj. Është e pabesueshme. Ajo ka qenë një kampione e madhe e kinemasë dhe u ka dhënë mundësi aktorëve të tjerë, kështu që unë jam shumë mirënjohës.”, kujton ai.

Në vitin 2021, Stone shkroi në The Beauty of Living Twice se ajo si producente dhe yll i The Quick and the Dead, i vuri bast të gjitha për punësimin e DiCaprios.

“Ky fëmijë i quajtur Leonardo DiCaprio ishte i vetmi që gozhdoi audicionin, për mendimin tim: ishte i vetmi që hyri dhe qau, duke iu lutur babait të tij që ta donte pasi vdiq në skenë. Studio tha se nëse e doja kaq shumë, mund ta paguaja nga rroga ime. Kështu bëra.”, shkruante ajo.