Drita është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Ata u mposhtën nga Kauno Zalgiris me rezultat 2-3, duke humbur mundësinë e kalimit tutje.
Golat u shënuan nga Manaj dhe Jashari për Dritën, ndërsa Slivka (2 gola) dhe Benchaib shënuan për Kauno Zalgirisin.
“Intelektualët”, tashmë do të vazhdojnë garën në raundin e dytë kualifikues në Conference League, ku do të përballen me humblsin e ndeshjes Floriana-Shamrock Rovers.






