16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

E padëgjuar! Aktori i njohur turk blen shkollën dhe e prish për t’u hakmarrë ndaj mësuesve të fillores

- Advertisement -

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka shkaktuar zemërim kur me një postim në Instagram ka rrëfyer se ka blerë dhe prishur shkollën e fëmijërisë së tij!

Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.

Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij.

Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive.

Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.

Caglar Ertugrul ka lindur më 5 nëntor 1987 dhe ka fituar çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë në një komedi romantike në 2020 për rolin e tij në filmin Afili Aşk dhe çmimin e aktorit më të mirë në një seri televizive në 2021 për rolin e tij në filmi Teşkilat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit