Në një strehimore të Gjakovës për rastet e dhunës, një e mitur ka sulmuar një të mitur tjetër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, shkruan lajmi.net.
Motivet lidhur me rastin akoma nuk janë të njohura.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.
“Dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, për motive ende të pa panjohur, një e mitur ka sulmuar fizikisht një vajzë tjetër të mitur . Me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rast “sulm”, dhe lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj.