E kryer, Ferran Torres te PSG-ja

- Advertisement -

Paris Saint-Germain ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Ferran Torres. Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga Camp Nou dhe të nisë një aventurë të re në Paris.

Sipas raportimeve të fundit dhe informacioneve të Fabrizio Romanos, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një shumë prej rreth 50 milionë eurosh. Negociatat kanë hyrë në fazën finale pas disa ditësh diskutimesh, ndërsa tashmë pritet vetëm përfundimi i procedurave zyrtare.

Torres e kishte PSG-në si destinacionin e tij të preferuar dhe dëshira e sulmuesit për të kaluar te kampionët francezë tashmë është bërë realitet.

26-vjeçari pritet të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique, i cili e njeh mirë lojtarin nga koha e tij te kombëtarja spanjolle.

Për Barcelonën, largimi i Torres sjell një të ardhur të rëndësishme financiare prej rreth 50 milionë eurosh.

Sulmuesi do t’i japë fund kështu aventurës së tij në Katalonjë, për t’iu bashkuar PSG-së dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierë.

Të ngjashme

Të fundit