18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

E konfirmon vetë Guardiola, Haaland e Akanji gati për sfidën ndaj Burnley

- Advertisement -

Pas plot 2 muajsh nga paraqitja e tij e fundit, në fushën e blertë, “bomberi” norvegjez i “Qytetarëve” të Manchester City, Erling Haaland do të rikthehet në fushën e blertë, ndaj përballjes të së mërkurës (sonte), ndaj Burnley dhe jo vetëm, pasi edhe qendërmbrojtësi, Manuel Akanji do të rikthehet pas një dëmtimi 3-javor.

Lajmi është dhënë nga vetë tekniku, Pep Guardiola, i cili gjatë konferencës për shtyp, të zhvilluar dje, në kuadër të sfidës ndaj Burnley, teksa konfirmoi prezencën e dy lojtarëve të lartpërmendur në sfidën, në mos në pozicionin e titullarit, në pankinën e lojtarëve rezerve, ku priten minuta në pjesën e dytë për Haaland e Akanji.

“Po, për herë të parë është kthyer. Erling ndihet mirë dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Gjëja më e rëndësishme është që pothuajse i gjithë ekipi është në dispozicion. Nuk kemi lëndime. Akanji është kthyer, stërvitet mirë dhe nuk nden më dhimbje në gju. Njësoj si Stones”,- u shpreh “strategu” i pankinës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit