13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

E konfirmon Hovenier: Veprimet e qeverisë Kurti kanë prekur raportet Kosovë – SHBA

- Advertisement -

Ambasadori amerikan, ka qenë fort i ashpër sot në deklarimin e tij për çështjen e dinarit dhe veprimet e qeverisë Kurti në këtë rast.

Ai ka thënë se cilido qeveritar që thotë se marrëdhëniet SHBA – Kosovë nuk janë prekur nga kjo situatë, apo nuk do të preken, nuk po e thotë të vërteten.

“Mesazhi jonë ka qenë i qartë. SHBA është shqetësuar për formën se si këto rregullime kanë hyrë në fuqi. Ne kemi kërkuar nga Qeveria që vendimi të shtyhet pasi që duhet të ketë procedurë për serbët në transferimin e parave në bazë të ligjeve të BE-së. Kjo do të duhej të diskutohej në dialog”, tha Hovenier.

“O’Brien shprehi keqardhje që Qeveria Kurti nuk ka bashkëpunuar në vendim. Jam i shqetësuar që shoh deklarata që  miqësia Kosovë – SHBA nuk do të preket në lidhje me këtë situatë. Duhet të jem i qartë. Nuk është e vërtetë. Siç O’brien tha, kjo situatë ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy qeverive tona”, tha ai.

“Ne kemi qenë të qartë. Ne po kërkojmë që ky vendim të shtyhet. Kjo është kërkesa jonë”, shtoi ai.

“Ne nuk jemi në pozitë të flasim për masa konkrete, por siç tha Obrien ne shpresojmë se qeveria Kurti do të veprojnë siç partnerët veprojnë dhe jo të veprojnë në mënyrë të njëanshme, jemi të shqetësuar dhe të frustruar”, shtoi ai

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit