Pas këtij operacioni, përmes një postimi në rrjetin social Facebook Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, i cili ka dhënë detaje rreth veprave penale me të cilat ngarkohen të dyshuarit.
“Për vepra penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot nga organet e rendit janë arrestuar 4 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre është edhe një ekzaminere e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, ka shkruar ai.
Basha ka deklaruar se institucionet mirëpresin goditjen e këtyre skemave korruptive dhe ofrojnë mbështetje të plotë për organet e drejtësisë.
“Si Ministri, e mirëpresim aksionin e zhvilluar dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përgjegjëse të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Ne do të jemi të përkushtuar e fort të vendosur në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe çdo forme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke garantuar integritet, transparencë dhe besim në institucionet publike”, thuhet në reagimin e tij.
Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit, do të dorëzojë në gjykatë kërkesën për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale






