-4.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, Haradinaj i kundërpërgjigjet Limajt

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të Nismës, Fatmir Limajt, me të cilin kanë hyrë në zgjedhje si koalicion, pasi ai mbrëmë nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj vetëm ka shkruar “E keqja ka emër – Albin Kurti”, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Limajt.

Limaj theksoi se për të, shërbimi ndaj vendit është mbi çdo ndasi politike dhe se ai do të kontribuojë në çdo formë për të mirën e Kosovës.

Në Debat Plus, Limaj refuzoi të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime nëse është fjala për çështje nacionale.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit