14.6 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

“E kam të nevojshme të distancohem”, Ymeri i kërkon falje policit Amir Gërguri

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri ka shprehur publikisht ndjesën e tij dhe ka kërkuar falje ndaj policit Amir Gërguri, i cili ishte subjekt i një reagimi të zotit Ymeri për shkak të fotografisë të ministrit të rendit më të.

“E kam të nevojshme me bë njëlloj distancimi së pari nga vetja për një gjë që e kemi pas si diskutim para dy jave kur kemi folur për policin Amir Gërguri, unë kam bërë një reagim për shkak të fotografisë së ministrit të rendit me të dhe ai reagim ishte keqkuptuar me të drejtë”, tha ai në “Debat Plus”.

Ymeri ka sqaruar reagimin e tij të mëparshëm duke thënë: “Çka kam dashur të bëjë unë atë natë dhe të cilën po e bëj sot është të tregoj cila ka qenë akuza e LVV-së atë kohë për policin, sa brutale ka qenë ajo akuzë dhe se si duhet sot VV-ja, ministrja e Drejtësisë, ministri i rendit dhe eksponentë të tjerë të VV-së të bëjnë këtë lloj distancimi nga akuza që e kemi bërë atëherë, akuza ka qenë shumë e rëndë për një person dhe nuk mundet në të njëjtën mënyrë të heshtet kjo dhe të trajtohet si gjë e parëndësishme.”

Ymeri ka theksuar se nuk ka pasur qëllim të akuzojë policin Gërguri. “Nuk e akuzoj z. Gërguri, as nuk e akuzoj, as nuk e di çfarë roli ka pasur atë ditë dhe as nuk e akuzoj që ka qenë përgjegjës për ato që kanë ndodhur në protestë.”

Të ngjashme

Të fundit