13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

“E kam ngushtuar pak…”, ish-konkurrentja e “Dancing with the Stars” zbulon ndërhyrjen estetike

- Advertisement -

Juliana Nura është shndërruar një personazh mjaft te komentuar që pas pjesëmarrjes së saj në “Dancing with the Stars”. Ish-konkurrentja vijon të jetë shumë aktive nëpër rrjetet sociale, por njëkohësisht edhe nëpër intervista të ndryshme.

Së fundmi, e ftuar në një program, Juliana nuk e ka patur aspak problem të pranojë se ka bërë një ndërhyrje në hundën e saj.

Ajo ka treguar se në fakt ndërhyrja është bërë pasi ka patur një mundësi të mirë marketingu dhe njëkëohësisht ka patur paksa probleme me frymëmarrjen.

Me tej sipërmarrësja ka shtuar se nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh, pasi hunda e saj ka qenë perfekte, por vetëm sa e ka ngushtuar pak në të dyja anët.

Unë hundën e kam patur shumë të bukur edhe më përpara. Dua të them për të gjitha ato vajza, gra, meshkuj që na ndjekin se duhet ta duash veten ashtu siç je. Unë e dua veten ashtu siç jam por qe një punë marketingu dhe u pagova shumë mirë. Kam patur një problem me frymëmarrjen dhe shpesh e kruaja hundën për shkak të infeksionit dhe si pasojë ma kanë ngushtuar pak hundën dhe ka dalë shumë bukur.“, tregon Juliana.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit