28 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

E gjeti çantën me 7500 euro në Viti, qytetari e dorëzon në polici

- Advertisement -

Sot rreth orës 08:10, në nënstacionin policor në fshatin Pozhoran të Vitisë, një qytetar ka dorëzuar një çantë të cilën e kishte gjetur.

Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 7500 euro.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës” thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit