10.9 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

E frikësuar për abuzimin e të birit me lëndët narkotike, Cher kërkon kujdestarinë e tij

- Advertisement -

Cher ka kërkuar kujdestarinë e djalit të saj të vogël nga frika se ai nuk mund të kontrollojë paratë e tij.

Në dokumentet ligjore që janë parë nga New York Post dhe TMZ, këngëtarja thotë se Elijah Blue Allman është “i paaftë për të menaxhuar burimet e tij financiare”.

47-vjeçari merr pagesa të rregullta nga një fond që është krijuar nga babai i tij i ndjerë, Gregg Allman. Cher ka qenë e martuar me të nga viti 1975-1979 dhe thotë se ka frikë se i biri do t’i shpenzojë të gjitha paratë për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe abuzimit me lëndët narkotike.

Dy prej fëmijëve të tjerë të këngëtares i kanë kërkuar që të jetë kujdestarja çka do të thotë se ajo do të kishte kontrollin e veprimeve financiare dhe personale të të birit.

Kjo kërkesë vjen pasi Cher ka mohuar akuzat se është përpjekur të rrëmbejë të birin nga një dhomë hoteli në Nju Jork, një ngjarje e raportuar të ketë ndodhur në nëntor 2022. Akuza u bë nga ish-gruaja e Elijah, Marie King me  të cilën u nda në vitin 2021.

Cher tha se “ky thashethem nuk është i vërtetë”. Gjithashtu ajo ka akuzuar King se “nuk ka mbështetur rehabilitimin e Elijah” dhe nuk është përpjekur që ai “të pastrohet”.

Ndër të tjera, thuhet se Cher e do djalin e saj “pafundësisht dhe ka vepruar gjithnjë duke menduar për më të mirën e tij”.

Kërkesa e kujdestarisë është e ngjashme me atë të babait të Britney Spears, i cili kontrolloi jetën e saj nga viti 2008-2021.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit