E fitoi Botërorin, Luis de la Fuente shpallet trajneri i vitit 2026

- Advertisement -

Luis de la Fuente është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i Vitit 2026” në ceremoninë e Topit të Artë.

Përzgjedhësi i Spanjës u vlerësua pas suksesit të madh me kombëtaren spanjolle, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit në Kupën e Botës këtë verë.

Ky çmim vjen si vlerësim për punën e De la Fuentes dhe suksesin e Spanjës në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Përpos Botërorit, De la Fuente e ka fituar edhe EURO 2024, e po ashtu edhe Ligën e Kombeve më 2023.

Ai së fundmi e ka vazhduar kontratën me Spanjën, deri në vitin 2031./Express/

Të ngjashme

Të fundit