Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në New York, ku ka folur për pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane.
Në postimin e tij në Facebook, Rama me ironi ka shkruar se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës”, duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai iu ka dërguar të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vuçiqit”.
“Ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit”. Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Rama