5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Suedi, kryeministrja socialdemokrate jep dorëheqjen

- Advertisement -

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, njëkohësisht dhe liderja e socialdemokratëve ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj si kryeministre, pas humbjes së zgjedhjeve parlamente.

Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Andersson, ka pranuar humbjen të mërkurën, dhe ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga pozita e saj si kryeministre, pasi opozita shënoi një fitore në një nga zgjedhjet më të afërta ndonjëherë në vendin më të madh nordik.

Me 99% të votave të numëruara, vetëm një pjesë e vogël e votave mbeten të pacaktuara, por Andersson, e cila u bë kryeministrja e parë grua e Suedisë vitin e kaluar, ka thënë se rezultatet treguan se kundërshtarët e saj kanë fituar.

“Kështu që nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si kryeministre, dhe përgjegjësia për procesin e vazhdueshëm do t’i shkojë kryetarit,” u ka thënë Andersson, gazetarëve gjatë një konferencës për shtyp.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson debaton kundërshtarin e saj Ulf Kristersson në Stokholm të shtunën. Foto Agjencia e Lajmeve TT nëpërmjet Reuters

Zgjedhjet e së dielës ishin aq afër sa dhjetëra mijëra vota nga jashtë, dhe ato të hedhura paraprakisht duhej të numëroheshin për të vërtetuar rezultatet.

Megjithatë, posti i Kryeministrit sipas të gjitha gjasave do t’i shkojë kreut të Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, pasi kreu i Social Demokratëve, Jimmie Akesson nuk është në gjendje të bashkojë të katër partitë për të drejtuar qeverinë, raporton France 24, transmeton Dukagjini.

Ulf Kristersson

“Tani filloj punën për formimin e një qeverie të re dhe të fortë”, ka thënë Kristersson në një video të postuar në Facebook.

Po ashtu, në një postim në Facebook të mërkurën, Akesson, ka falënderuar “miqtë e Suedisë”, në mbarë vendin. “Tani fillon puna për ta bërë Suedinë përsëri të madhe,” ka deklaruar kreu i partisë.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Suedisë, Jimmie Akesson

Formalisht, procesi i ndryshimit politik mund të nisë vetëm pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit Andersson të enjten.

Ndërsa, kryetari i organit më të lartë vendimmarrës i Suedisë, “Riksdag”, mund t’i japë Ulf Kristersson-it detyrën për të formuar një shumicë mes katër partive, duke hapur një periudhë negociatash.

Zgjedhja e kreut të ri të qeverisë nuk mund të bëhet më së shpejti më 27 shtator, kur parlamenti të rihapet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit