E diela me mot të vranët, diell dhe vende-vende edhe me shi

- Advertisement -

 

Të dielën, vendi ynë pritet të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu gjatë ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius.

 

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Të ngjashme

Të fundit