E dhimbshme, Smajl Latifi njofton për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Rahoveci në komunikacion në Gjermani

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë pas lajmit për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën në një aksident komunikacioni në Gjermani.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Latifi, në emrin e tij personal dhe në emër të Komunës së Rahovecit, ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave në këto momente të rënda.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre, duke ndarë dhimbjen për humbjen e dy të rinjve.

“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi në mesazhin e tij ngushëllues.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit