10.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

“E dhashë makinën për shezlone” – Robert Berisha ironizon me çmimet në jug të Shqipërisë

- Advertisement -

Muzikanti i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.

Ai ka bërë një postim, me anë të së cilit me shaka ka kërkuar ndihmë.

Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.

“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kamë më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë”, u shpreh ai.

45-vjeçari shtoi: “Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit