E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka folur për vdekjen e këngëtarit, duke thënë se ajo “po punon ende për të pranuar faktin se ai nuk është më këtu”.
Artisti 31-vjeçar, vdiq në tetor të vitit të kaluar pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.
Cassidy ishte me Payne në Buenos Aires, por fluturoi për në SHBA disa ditë përpara se ylli britanik i popit të vdiste.
Në një intervistë emocionale së fundmi, ajo tha: “Është e vështirë për mua t’i referohem atij në kohën e shkuar, dhe kur i referohem në kohën e shkuar, thuajse thumbon pak më shumë sepse thjesht është më zyrtare”.
Cassidy tha se i ka “ditët e saj më të vështira” dhe ndonjëherë ka luftuar “të ngrihet nga shtrati në mëngjes”, por shtoi: “Jam e rrethuar nga një sistem kaq i madh mbështetjeje sa nuk mund ta falënderoj sa duhet”.