15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

E cilësoi Serbinë si vend të sigurtë për shqiptarët, Nita Latifi shpërthen kundër Zhaklinës: “Turp!”

- Advertisement -

Veprimi i fundit i Zhaklin Lekatarit ka revoltuar Nita Latifin (dhe një pjesë të publiku) dhe mbase, jo pa të drejtë.

E gjitha nisi kur Zhaklin postoi një status në Twitter, ku shkruante:

“Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar.”

Në këtë postim, një komentuese i shkroi:

“Zhaku, vajzë, të dua, por qëndro e sigurt.”

Dhe përgjigja e Zhaklin për komentuesen ishte kjo:

“Jam shumë e sigurt, në një vend ku s’ka shqipe.”

E cilësoi Serbinë si vend të sigurtë për

Referuar postimeve të mëvonshme në rrjete sociale, vendi ku ndodhej Zhaklina ishte Serbia.

E cilësoi Serbinë si vend të sigurtë për

Kjo gjë ka agravuar Nitën e cila në Instagramin e saj ka ri-postuar postimin e Zhaklin duke shkruar:

“Hipokrizi e gjallë!! Turp!!!”

E cilësoi Serbinë si vend të sigurtë për

 

Pas kësaj, Nita ka publikuar edhe një ndër mesazhet që ka marrë nga ndjekësit e saj, në mbështetje të asaj që tha.

Jo vetëm Nita, por një pjesë e publikut është revoltuar dhe e ka konsideruar si provokim faktin që Zhaklina thotë se “ndihet e sigurt në një vend ku s’ka shqipe”, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga vendet më pak miqësore me shqiptarët, përgjegjëse për krimet më të dhunshme në historinë e Kosovës. Krahas kësaj, ai postim i Zhaklinës u bë në një ditë shumë domethënëse për popullin e Kosovës. Pikërisht me datë 14.05.2023, në 24-vjetorin e një nga masakrave më të mëdha në Kosovë, atë të Qyshkut të Pejës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit