8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

E bujshme: Tuchel mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës

- Advertisement -

Erdhi me bujë të madhe, por nuk arriti të bënte “mrekullinë”. Thomas Tuchel është drejt largimit nga “Bavarezët” e Bayern Munich, teksa në fundin e këtij sezoni strategu 50-vjeçar ka njoftuar se do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezon dhe aktualisht e ardhmja e teknikut gjerman ndodhet ende në pikëpyetje.

Megjithatë, nëse nga vetë Tuchel nuk ka një deklaratë zyrtare, mediat gjermane kanë bërë zbulimet e tyre dhe sipas raportimeve më të fundit, strategu gjerman mund të një aventurë të re, në Spanjë, teksa sipas “thashethemeve” më të fundit dëshira e tij është të marrë në duar “frerët” e “Katalanasve” të Barcelona, me agjentët e tij, që kanë nisur kontaktet me spanjollët.

Mirëpo, Spanja duket se nuk është pista e vetme e Tuchel, me teknikun 50-vjeçar, që kërkohet gjithashtu edhe në Angli, teksa konsiderohet si zëvendësuesi i mundshëm e Erik ten Hag, te “Djajtë” e United, por jo vetëm pasi një opsion i mundshëm është edhe rikthimi te Chelsea i tij i dashur, ku me “Blutë” fitoi edhe titullin kampion të Champions League, në vitin 2021. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit