11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

E ardhmja e Modric larg Realit? Ancelotti zbulon të ardhmen e kroatit

- Advertisement -

Kontrata e Luka Modric skadon në fund të sezonit, por ndryshe nga sezonet e fundit, ku supozohej se të dyja palët donin të vazhdonin marrëveshjen, kjo është më pak e qartë tani, pasi 38-vjeçari nuk është më zgjedhja e parë e trajnerit.

Kroati hodhi poshtë një ofertë të madhe nga Arabia Saudite në merkaton e verës dhe raportohet se ai do të dëshironte të qëndronte ende edhe me gjatë te Real Madrid.

Në një konferencë për shtyp, trajneri Carlo Ancelotti u pyet nëse dëshironte qëe Modric të vazhdonte në sezonin e ardhshëm.

“Ai është një legjendë e këtij klubi dhe e futbollit. Ai do të duhet të marrë vendimet për sezonin e ardhshëm”, tha Ancelotti.

Mesfushori kroat ka pohuar gjithmonë se për të është më mirë të largohet nga Real Madrid se sa të qëndrojë në stol. Modric ka startuar nga minuta e parë vetëm 13 ndeshje nga 41. Në total, ai ka luajtur 24 herë, duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar 6 herë në vetëm 1250 minuta lojë në total.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit