-0.4 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

Ahmeti për Qeverinë Kurti: Kanë qu letër për Lajçakun në Uashington, Paris dhe Berlin se ai paguhet nga Rusia

Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se më herët kjo parti kishte thënë se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paguhet nga Rusia.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se tani  pjesëtarët e LVV-së në pushtet bisedojnë me Lajçakun vet.

“Mos të harrojmë kanë quar 8 faqe letër  për Lajçakun në Washington, Paris, Londër dhe Berlin kanë thënë se ky njeri është i paguar nga Rusia ia kanë shkruar në letër. Ku është ajo letër tash? Ai ke dje ti po flet me njeri të Putinit vet ke thëne, le të del e le të thotë se vet kam thënë kështu, dhe të thonë se e kemi pasur gabim, kështu kam menduar po ky njeri nuk qenka i Rusisë”.

“Për shkak se e kemi kryeministër Albin Kurti jemi vetëm t’u u marrë me Serbinë, mendoj se e ka vetëm këtë pikë që e mban si mos zbatim i pikave të tjera”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit