Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte thënë se “duket se ka apetitet të jashtëzakonshme për të shtyrë agjenda që s’janë të LDK-së”.
Hoti i ka cilësuar këto deklarata si të papërgjegjshme.
“Besoj që janë deklarime të papërgjegjshme. Në këto deklarime është plotësisht i papërgjegjshëm”, ka thënë Hoti në “Debat Plus”.






