13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

E akuzoi se është shitur te Rama, Alibeaj-Berishës: Nuk jam si Xeni, që paguhet për gjithçka

- Advertisement -

Sali Berisha e akuzoi se është shitur për 220 mijë euro te kryeministri Edi Rama, mirëpo përballë një akuze kaq të fortë, nuk ka munguar përgjigjja e Enkelejd Alibeaj. Kundërpërgjigjja e tij ka qenë po aq e fortë, duke i përmendur djalin e tij, Shkëlzen Berishën. Sipas ish-kryedemokratit, ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.

Alibeaj thotë se dorëheqja e tij është në të mirë të demokratëve, e ndërsa theksin se largimi i Berishës është çlirim dhe frymëmarrje për ta.

“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.

Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për t’u paguar për gjithçka.

Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..”, iu përgjigj Alibeaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit