Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare është arrestuar një person.
Ai dyshohet se ka sulmuar një polic, shkruan lajmi.net.
Prokurori i rastit e ka liruar të dyshuarin ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“PKK Merdare 11.02.2024 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./